Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.
PSRK, i ka propozuar Gjykatës, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh, vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj B.J., konfiskimin dhe asgjësimin e një arme, para të gashtme në shumën prej 2,000,000.00 dinarë, 500 franga si dhe 7003 euro, si pasuri e fituar me kryerjen e vepërs penale.



Të tjera
Aktuale
VV-ja fiton edhe ulësen e 50-të
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me