Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Roland Gashit dhe Urim Sylejmanit të cilët ngarkohen se në cilësinë e punëtorëve gjatë festivalit “Sunny Hill” vitin e kaluar, kanë bërë shitjen e biletave në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar festivalit dëm në shumën 2 mijë e 90 euro.
Sipas aktakuzës, më 28 korrik 2024, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të pandehurit Roland Gashi dhe Urim Sylejmanim, gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës- Festivalit “Sunny Hill”, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre si punëtorë të festivalit, derisa gjatë qëndrimit në hyrjen “VIP” të festivalit, duke qenë të obliguar të bëjnë skanimin e biletave, kanë bërë shitjen e tyre në mënyrë ilegale (shirita të dorës), raporton “Betimi për Drejtësi“.
Aktakuza thotë se i pandehuri Roland Gashi nga shitja e 13 biletave të hyrjes “VIP” dhe 20 biletave të thjeshta, ka përvetësuar për vete shumën në vlerë prej 2 mijë e 40 euro, ndërsa i pandehuri Urim Sylejmani, nga shitja e një bilete, ka përvetësuar për vete shumën prej 50 euro.
Me këtë rast, sipas aktakuzës, festivalit “Sunny Hill”- i përfaqësuar nga Visar Breznica, i kanë shkaktuar dëm material në vlerën prej 2 mijë e 90 euro.
Me këto veprime, Gashi dhe Sylejmani po akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e