Policia e Singaporit ka sekuestruar asete me vlerë rreth 1 miliard euro, duke përfshirë shtëpi luksoze, makina dhe orë – në një nga hetimet më të mëdha të vendit kundër pastrimit të parave.
Shufra ari, çantat e stilistëve, verë e shtrenjtë dhe 23 milionë dollarë para të gatshme ishin ndër sendet e konfiskuara në bastisjen historike.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/yyiuu.jpg)
Në aksion policia arrestoi dhjetë persona, të gjithë me pasaporta të huaja. Bastisje të tilla janë të rralla në Singapor, e cila ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë, shkruan Indeksonline.
Policia e Singaporit tha në një deklaratë se bastisjet e njëkohshme u mbajtën në të gjithë qytetin-shtet të martën. Janë konfiskuar 94 shtëpi, shumë në lagje të shtrenjta, si dhe 50 automjete.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/88d29813-146a-4c10-8bbd-79c0dcbce98e.jpg)
Dhjetë persona nga mosha 31 deri në 44 vjeç u arrestuan për krime të dyshuara për pastrim parash dhe falsifikim. Policia tha se të arrestuarit mbanin pasaporta nga Kina, Kamboxhia, Turqia dhe Vanuatu.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/a9f89657-d3da-4f33-aec7-776d4e572624.jpg)
Grupi dyshohet për pastrim të të ardhurave nga krimi i organizuar jashtë vendit, mashtrim dhe lojëra të fatit në internet.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/F3tHDGRWkAEw9vx.jpg)
“Nuk ka asnjë tolerancë që Singapori të përdoret si strehë për kriminelët,” tha David Chew, drejtori i policisë për çështjet tregtare./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/F3t0WIcaIAAn-68.jpg)