Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Një rast i tillë u zbulua edhe dje në Gjilan, pas bastisjes në një shtëpi, ku u arrestua një person
Për çka akuzohet nga Gjykata Speciale ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua dje në Tiranë?
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Agron Abdullahun, 41-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor.
Në shtëpinë e Abdullahut, Njësia e Hetimeve realizoi kontroll, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskua një armë automatike AK-47, dy karikator dhe 64 copë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/08/image-1024x1021.png)