Rritja enorme e çmimit të vajit në markete ka nxitur veprimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.
Aktualisht, raportohet se policia ka ndërmarrë aksione në disa rajone të Kosovës në pikat shitëse që dyshohet se kanë manipuluar me çmime.
Në media janë publikuar edhe disa pamje, mirëpo që nga Policia apo Prokuroria ende nuk janë deklaruar në lidhje me çështjen në fjalë.
Ndërkaq, pa dhënë më shumë detaje konkrete, veprimet e policisë i ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike. Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla”, ka shkruar Haxhiu.