Sinjali mëson se në Prizren është duke u zhvilluar një operacion i gjerë antidrogë nga Policia e Kosovës, i cili ka në shënjestër familjen e njohur “Krabaj”.
Gjatë bastisjeve të sotme, burimet e Sinjalit konfirmojnë se janë gjetur sasi të konsiderueshme të kokainës dhe marihuanës, që dyshohet se përdoreshin për tregti të narkotikëve.
Si pjesë e aksionit, janë arrestuar disa persona, ndërsa policia ka sekuestruar edhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal.
Operacioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit dhe pritet që detaje të reja mbi të arrestuarit dhe sasinë e drogës së kapur të bëhen publike më vonë.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,