Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Matiçan.
Në pamjet që posedon KOHA, veturat shihet të kenë pësuar dëme materiale, derisa në vendin e ngjarjes po qëndron edhe Policia.
KOHA gjithashtu ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje