Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti, raporton Top Channel.
Nuk ka të lënduar nga aksidenti, edhe pse paniku te fëmijët ka qenë i madh./TCh/



Të tjera
Aktuale
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark
Aktuale
Vdes një i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës
hërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe
Aktuale
GUXO-ja e Gërvallës përgjysmohet me prezencë në Kuvend pas zgjedhjeve të 7 qershorit
Lista Guxo e cila drejtohet nga