Një pasagjer ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të rënda që mori nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:45, në rrugën “Jusuf Gërvalla”, ku një veturë humbi kontrollin dhe u përplas me 8 vetura tjera – që ishin të parkuara.
Burime të IndeksOnline pohojnë se pasagjeri L.Bajraktari ka qenë ulur në sediljen e pasme, në momentin kur ndodhi përplasja. Ai u lëndua rëndë, për t’u dërguar më pas për tretman mjekësor.
Fatkeqësisht, Bajraktari nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi sot zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.



Të tjera
Aktuale
Syla: Ideja e Albinit është me eleminu Osmanin, që ky spo mundet me depërtu prej saj te amerikanët
Analisti Valon Syla, thotë se “diaspora,
Lajme Opinione
Kimete Berisha: Lojë e fortë
Lojë e fortë (Çka do kur
Aktuale
33 nënshkrimet e Nagavcit dhe terreni i pashkelur i Haxhiut, Cakolli i drejtohet me ironi dy zyrtareve nga VV
Learta Hollaj nga presidenca ka thënë