Një pasagjer ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të rënda që mori nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:45, në rrugën “Jusuf Gërvalla”, ku një veturë humbi kontrollin dhe u përplas me 8 vetura tjera – që ishin të parkuara.
Burime të IndeksOnline pohojnë se pasagjeri L.Bajraktari ka qenë ulur në sediljen e pasme, në momentin kur ndodhi përplasja. Ai u lëndua rëndë, për t’u dërguar më pas për tretman mjekësor.
Fatkeqësisht, Bajraktari nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi sot zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.



Të tjera
Aktuale
PDK i përgjigjet Kurtit
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës
Lajme Showbiz
Mësohen detaje të reja rreth mënyrës se si Gjesti kanosi në studion e Onimas
Gjesti, emri i vërtetë i të
Aktuale
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë
Qytetarëve të Kosovës u është bërë