Ka ndërruar jetë një nga të lënduarit në aksidentin e ndodhur paraditen e kësaj të mërkurë ne aksin Vlorë-Radhimë, ndërsa vijon të jetë në gjendje të rëndë shoferi i makinës.
Mësohet se ka humbur jetën 21 vjeçari Savjo Dhimojani .
Sipas burimeve të abcnews.al një makinë tip “Ford Focus” me targa AA581GV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të saj duke pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dy personat që ishin brenda morën plagë të rënda.