Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Në njoftim, shtohet se, i dyshuari, D.D., duke drejtuar automjetin e tij, në një rrugë në Prizren, dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku kufizimi ishte 40 km/h, ka lëvizur me shpejtësi prej 75 km/h para shtegut të këmbësorëve, afër rrethrrotullimit.
‘’ I njëjti ka qenë i vetëdijshëm se, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme në atë pjesë të rrugës para shtegut të këmbësorëve, mund të shkaktohej pasoja e ndaluar, mirëpo lehtazi e ka pranuar mundësinë e shkaktimit të saj. Si pasojë, nga shpejtësia e lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale për të ndjerin’’, ka njoftuar ndër tjerash Prokuroria.
Komunikata:
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e një këmbësori
Prizren, 03 Qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.D., i cili gjendet në paraburgim nga data 18.03.2026 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 21 paragrafi 3 nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri D.D., duke drejtuar automjetin e tij dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku kufizimi ishte 40 km/h, ka lëvizur me shpejtësi prej 75 km/h para shtegut të këmbësorëve, afër rrethrrotullimit.
I njëjti ka qenë i vetëdijshëm se, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme në atë pjesë të rrugës para shtegut të këmbësorëve, mund të shkaktohej pasoja e ndaluar, mirëpo lehtazi e ka pranuar mundësinë e shkaktimit të saj. Si pasojë, nga shpejtësia e lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale për të ndjerin.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa sipas raportit të autopsisë, vdekja ka ardhur si rezultat i lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në trafik.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Aksidenti me fatalitet në Prizren – Ngritet aktakuzë ndaj shoferit ‘‘për rrezikim të trafikut publik’’



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të