Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më 14 prill 2025, rreth orës 18:38, në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit, ku janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur viktima dy persona nga e njëjta familje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një veturë Volkswagen Passat e drejtuar nga Leondrit Lokaj (2005), dhe një Opel Corsa e drejtuar nga Mic Elezaj (2003), në të cilën ndodhej edhe pasagjerja Zejnije Elezaj (1980).
Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e të dyshuarit, i cili ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka kaluar në krahun e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me veturën tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e Zejnije Elezajt në Emergjencë. Ndërsa Mic Elezaj, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim intensiv.
I dyshuari Leondrit Lokaj është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe, me vendim të Prokurores së Shtetit nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, është ndaluar në mbajtje.
Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në
Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve të Aksidenteve.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi