Aksident trafiku në Podujevë, vetura bëhet llom (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:42 në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Lexuesit e Gazetës kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas pamjeve duket se janë përplasur dy vetura dhe se vetura shihet tejet e dëmtuar.

Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje. Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

ngjashme