Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor“.
“Aktualisht, autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit dhe do të japin më shumë informacion pas përfundimit të hetimeve”, tha Rugova.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral