Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në fshatin Drenoc të Klinës, ku janë përfshirë dy automjete.
Lexuesit e Gazetës kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.
Të njëjtit njoftojnë se janë shkaktuar kolona në komunikacion. Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Botapress.info/