Aksident si në filma, kamioni dhe furgoni përmbysen në rrugë

Video e një aksidenti në një autostradë pranë Birmingamit në Britaninë e Madhe është bërë virale në mjet, ku shihet një furgon duke u përplasur në mes të rrugës.

Video është bërë publike nga drejtuesi i kamionit “HGV” i cili goditi nga pas furgonin e mallrave.

Në momentin që ndodhi aksidenti drejtuesi i kamionit ishte duke filmuar në rrugë, ndërkohë siç shihet edhe në video furgoni nga krahu i majtë i rrugës kërkon të hyjë në korsinë e mesit, dhe në një moment i bllokohen gomat.

Pavarësisht se kamioni që po vinte nga pas frenoi fort, sërish pati një kontakt të lehtë mes dy mjeteve, deri në momentin që një makinë e tretë godet fort kamionin, çka më pas solli edhe përmbysjen në rrugë të furgonit.

Pas aksidentit drejtuesi i kamionit tha: “Jam në rregull, kam pak dhimbje, por do të shkoj… kamioni i gjelbër i bllokoi rrotat për disa arsye, gjë që e bëri atë të manovronte në korsitë e mesme, godita frenat, por nuk kisha kohë të mjaftueshme për të ndaluar kohë, kontakti me të nuk ishte shumë i fortë. Ishte makina e tretë. Ajo makinë më goditi, ajo fuqi përplasjeje bëri që furgoni dhe kamioni im të përmbyseshin”./Botapress.info/

ngjashme