Një aksident trafiku ka përfshirë tri vetura.Aksidenti ka ndodhur në aksin Pejë-Deçan, më saktësisht në fshatin Strellc i Epërm.
Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të aksidentuarit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është bartur me autoambulancë në QKMF-në e Deçanit.
Glauk Konjufca udhëton në biznes klasë nga Prishtina në Shtutgart
“Policia e Stacionit të Deçanit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, duke bërë përpjekje për mos pengim të qarkullimit” thuhet në njoftimin e policisë.
Gazeta ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.