Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur para disa minutash në fshatin Peran, në komunën e Podujevës.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo./Botapress/