Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej “Via Ferrata-ve” në Pejë.
Në njoftim thuhet se bashkë me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpërtimit.
Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Gazeta Express është në pritje të konfirmimit nga Policia e Kosovës për këtë rast.
Ndryshe, Via Ferrata është një shteg që kalon përgjatë masiveve shkëmbore të Grykës së Rugovës në lartësi të ndryshme. Në Pejë gjinden 4 via ferrata të cilat kanë nivele të ndryshme të vështirësisë. Gjatësia e tyre fillon nga 450m deri në 1km, ndërsa lartësit arrijnë deri në 300m.