Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Sipas informacioneve që Metro i posedon nga vendi i ngjarjes, nga aksidenti ka dëme materiale dhe të lënduar lehtë.
Gjithashtu, dëshmitarët e rastit thonë për Metro se aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdeshme dhe kolonave të gjata.
Pas aksidentit, situata me kolonat e gjata veçse është përkeqësuar në këtë rrugë e cila ka shumë vite që ka filluar të ndërtohet.