Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Leposaviq, ku janë përfshirë dy vetura – njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, të Serbisë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjithsej pesë persona.
Zyrtari nga njësia e planifikimit dhe vlerësimit operacional në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, ka thënë për Sinjalin se katër prej të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Megjithatë, një person ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
“Njëri prej të lënduarve është i lënduar rëndë. Gjendet në repartin intenziv, është në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Baliqi.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e