Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Carralevë–Komoran, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë një automjet.
“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të