Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore,
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është përplasur nga vetura derisa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.
Të njëjtit kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë për të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit s’janë përgjigjur ende.