Rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka konfirmuar për “Indeksonline”, Flora Ahmeti, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës.
“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.