Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
E një i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rogovë të Gjakovës me ç’rast disa persona janë lënduar.
Nuk respektohet “ultimatumi” i Pecit, duhani pihet si në odë në bufenë e Qeverisë
Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, teksa shihet se veturat janë përplasur ndërsa qytetarët kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.
Sipas sinjalizuesve, në këtë aksident janë lënduar 7 persona ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë ndërsa këto informacione mbesin ende të pa konfirmuara derisa Policia të japë informatat rreth aksidentit.
Gazeta do t’ju mbajë të informuar.