Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në Veternik.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se tre të lënduarit po marrin tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.