Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Gllamnik në komunën e Podujevës, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për gazeten e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore
Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.