Dy burra u vranë dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”, raporton rosenheim24.de.
Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit.
Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.
Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë – një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.
Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.
Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.
Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.
Policia e trafikut të Mynihut ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat e LDK-së në Suharekë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Shëndetësi
Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Skuqja e syve është një problem
Showbiz
Ivana Knoll mbërrin në Dallas për të mbështetur Kroacinë: Pres që të arrijmë në finale
Ivana Knoll, e njohur si tifozja