Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Pejë-Deçan, ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Botapress.info
Nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
7 vite burgim ndaj të akuzuarës për privimin nga jeta e motrës në Fushë-Kosovë
Për Gazetën ka folur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili e ka konfirmuar se dy persona janë dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejë për t’u trajtuar.
“Rreth orës 15:00 në Lubeniq të Pejës, magjistralja Pejë-Deçan ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy vetura, ndërsa dy persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Botapress.info/