Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Deçan, përkatësisht në fshatin Hereç.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se pesë persona kanë mbetur të lënduar rëndë, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Deçan, përkatësisht në fshatin Hereç. Të përfshira 2 automjete, 5 persona të lënduar. Lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.” – ka bërë të ditur Graishta.