Një aksident i rëndë u regjistrua të martën pasdite në qytetin Antibes në Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 makina. 37 persona janë plagosur nga përplasja, përfshirë tre oficerë policie.
Shoferi i kamioni dyshohet se ka zënë në gjumë në timon dhe ka shkaktuar aksidentin. Autoritetet arrestuan shoferin në vendin e aksidentit.
Shumë automjete kanë pësuar dëme të rënda materiale. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për ata që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. 40 zjarrfikës me 18 automjete, ambulanca dhe forca policie nxituan në vendngjarje, shkruan Euronews.al



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar