Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Austri, në afërsi të Bad Mitterndorf. Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 20 të tjerë janë plagosur lehtë nga rënia e autobusit në një gropë të thellë 9 metra.
Autobusi me 32 pasagjerë ka rënë mbi një argjinaturë nëntë metra të lartë në Austri dhe është rrokullisur.
“Të gjithë personat e përfshirë në aksident trajtohen në përputhje me rrethanat. Fatmirësisht, shumica e njerëzve ishin në gjendje të dilnin vetë. Kemi aktivizuar në aksion edhe dy helikopterë shpëtimi” thuhet në njoftimin e policisë. Ende nuk është bërë i ditur destinacioni i autobusit të aksidentuar./Botapress.info/