Aksident i rëndë, 25-vjeçari përplas punonjësin e policisë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar punonjësin e Policisë Bashkiake. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi G.R, banues në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij në krahun e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë I Policisë:

Kamzë

Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Botapress.info/

ngjashme