Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, në mënyrë figurative i ka kërkuar ministrit Arben Vitia, që të largohet nga drejtimi i ministrisë, raporton Gazeta Blic.
Dërguti ka përdorur titullin e librit të autorit Kiço Blushi, “Beni ecën vetë”, teksa dy shkronjat e para të fjalës “ecën”, ajo i ka bërë të mëdha.
“Beni ECën vetë”, shkruan Dërguti, duke aluduar në ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.