“Ai ka ardhur me armë unë me armë” – Dëshmi tronditëse nga Velipoja, qeveria bën lojë të pistë me aplikimin në e-albania

Konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën 2 të tjerë, e ka pikënisjen në vonesat e qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit, për të nxjerrë lejet e shftytëzimit të plazhit nga ana e biznesve që kanë aplikuar që prej muajsh, dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje nga e ”e-albania”.

Burime bëjnë me dije se vetëm sot (e dielë pushimi), disa prej bizneseve që kanë kërkuar leje për vendosjen e shezlloneve kanë marrë një përgjigje, edhe pse sezoni turistik tashmë ka një muaj që ka nisur, dhe është dashur një tragjedi e tillë për zgjimin e autoriteteve nga gjumi.

Dëshmi të vonesës për pajisjen e biznesve me leje për shfrytëzimin e hapësirave publike kanë dhënë sipërmarrës të ndryshëm, ndërsa rasti më i fundit është ai i Hilmi Kapllanaj, po në plazhin e Velipojës.

Në një intervistë për mediat, ai ka thënë se ka paguar 4 milionë lekë të vjetra për lejen për vendosjen e çadrave dhe ende nuk ka marrë një përgjigje.

Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapësire i është zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.

“Për vendosjen e shezloneve ne kemi fituar 900 metra katrorë, ditën e hënë në datë 21/6/2021, kemi paguar 4 milionë lekë të vjetra, dhe nuk ka ardhur as shteti asnjë njeri, dhe kemi mbetur pa hapësirë.

Unë i kam vendosur shezlonet në vendin ku shteti më kishte caktuar vitin e kaluar, mua personalisht, më kanë ardhur dhe më kanë thënë që gjysma e parcelës që kam pasur vjet është e tij, dhe unë i kam hequr çadrat. Shteti po na grabit, paret na i ka marrë, është i detyruar shteti që të vijë dhe të ndajë parcelën.

Kam bërë ankesë ditën e premte, jam paraqitur në bashkinë e Shkodrës dhe kam bërë ankimimin për të ardhur dikush nga bashkia, nga policia bashkiake, unë sot jam pa vend, pa çadra, kam 54 dhoma të deklaruara, dhe nuk kam shezlon për pushuesit e mi.

Ai ka ardhur me armë unë me armë, dhe jam tërhequr për t’i ikur konfliktit, debateve. Nuk jam i vetmi në Velipojë, është gjysma e Velipojës, që është zënë nga të tjerë”, shprehet Kapllanaj.

ngjashme