Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci së bashku me bashkëshortin e saj, Prindron Sadriun.
Me ftesë të presidentit kroat, Zoran Milanoviq, ajo po merr pjesë manifestimin tradicional Sinjska Alka. Milanoviq po e organizon këtë në një atmosferë zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale të fundvitit.
Atje ka shkuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, një rival i Milanoviqit
Plenkoviq tha nga atje se Milanoviq i përket së kaluarës. Milanoviq nuk e ka përshendetur fare Plenkoviqin, transmeton Ballkani.info.
“Mendoj se zgjedhjet do të tregojnë se Kroacia ka nevojë për ndryshim, Primorac është e ardhmja”, tha Plenkoviq.
Ai pati vërejtje edhe për mënyrën e organizimit të kësaj ngjarjeje, ndërsa deklarimi i tij para mediave u përqendrua te zgjedhjet.








Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar