Shpend Ahmeti i ka dorëzuar dje postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës tek fituesi i zgjedhjeve lokale në kryeqytet, Përparim Rama nga Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Botapress.
Pas dorëzimit të detyrës, Ahmeti tashmë mbetet ish-kryetari i Prishtinës i cili drejtoi komunën për dy mandate radhazi. Por pas kësaj, Ahmeti ka filluar që të bëjë shaka të njëpasnjëshme.
Ai madje u ankua edhe për borën dhe gjendjen e rrugëve, duke thënë se kështu ishte më mirë. Duke shkuar tutje, Ahmeti ka thënë se mund të jetë analist në të ardhmen, komentator ose prezantues i motit, transmeton lajmi.net.
“Bon edhe komentator sporti ose me dhënë motin ne qofte se nuk ka vend për analist. Spo muj me besu që krejt vendet nxan”, shkroi ai.
Më poshtë keni postimin e tij. /Botapress.info/