Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë 70 milionë vaksina të Astra Zeneca për shtetet mike, përcjell Gazeta Blic.Lidhur me këtë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëj kërkesë ndaj ShBA-ve që 500 mijë vaksina të ndahen për Kosovën.
Ai ka thënë se pavarësisht a do të mund të realizohet një kërkesë e tillë, nuk humbet asgjë nëse Qeveria ua dërgon një kërkesë.
Më poshtë postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që ti ndajnë për miqët 70 milion vaksina të Astra Zeneca që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBAtë kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nqs kërkojmë.