I kishte ngulur sytë drejt meje sikur thikat
mbas shpine që të vrasin…
Donte të më shponte në heshtje, mendoja
Me sytë e saj të kaltër si deti paqësor.
Që nga qërpiku nxirrt’e kripën e vajit
Dhe në fund e prishte shikimin, se qante pa, mëshirë, e sytë i merrnin formë krejt tjetër….
Nuk e dija e kishte më mua gjithë atë shikim…
Ndoshta vetëm thika i mungonte,
E të hakmirrej në mua, ashtu siq dëshironte
Të më falte ndonjë shikim të butë,
Përse s’e bënë këtë, thoja?
Por kot, ajo e kishte ndar` mendjën tashti
Dhe priste që unë të b’ie në krahët e saj.
Mora frymë thellë dhe dalëngadalë qetësohesha
Se i shpëtova vdekjës!
Ndoshta i shpëtova dashurisë së saj,
Apo edhe zemrës,
Edhe pse unë më shumë ndalësha tek ata sy,
Që të shponin kur të shikonin,
Pamja e tyre, ngjyra dhe grinta, me tërhiqte
Se më kishin bërë për vete, që kur i pash.
Refuzova të dal në qytet, kur me vete kisha të gjitha ato tundime…
Kisha frikë nga sytë e ngjajshëm,
Nuk doja që prapë të dashurohem.
Me dukej e shumtë, veç kur e mendoja,
S’më mbeti gjë tjetër veç ata sy ti kujtoj prapë
Ata sy që kanë shiqimin e fortë:
Të vëndosur!
Të butë!
Të bukur!
Të dashuruar!
Ky është shikimi im, thash…
E thikat mbetën si relik kujtimesh,
Dhe unë rash i pafajshëm në krahët e saj
Përjetësisht në ata sy t’kaltër, që akoma i dua!