Agim Veliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka pasur kërkesa drejtuar kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që të dorëhiqet. Veliu, këto kërkesa i ka vlerësuar si legjitime dhe të drejta.
Në reagimin e tij, Veliu ka shtuar edhe se, nën udhëheqjen e Abdixhiku, LDK ka mbetur ‘’e ngujuar në vendin e tretë’’, dhe se, ‘’ Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së’’.
‘’ Edhe më shqetësues ishte reagimi arrogant i Abdixhikut ndaj kryetarëve të Lipjanit, Pejës dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij. Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror’’, ka shkruar mes tjerash Veliu.
Postimi:
Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin.
Nën drejtimin e tij, LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë, pa arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve të mëdha dhe kontrollit të plotë mbi partinë.
Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së.
Edhe më shqetësues ishte reagimi arrogant i Abdixhikut ndaj kryetarëve të Lipjanit, Pejës dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij.
Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror.
Duke u sjellë si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur, Abdixhiku po dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë.
Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e partisë.



Të tjera
Aktuale
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?
Kosova përdor djegien e qymyrit për
Aktuale
Agim Veliu vjen me një reagim të fortë pas zhvillimeve në LDK
Agim Veliu, ka reaguar lidhur me
Aktuale
“Absurde” – VV s’e mbështet kandidaturën e Haradinajt për president
Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka