• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Afrim Muçiqi: Ndihemi të tradhtuar, se nuk u lejuan dasmat, do të ketë protesta të jashtëzakonshme

nga Bota Press
23 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve është ulur dukshëm, e qeveria në vendimin e ri zbuti masat në luftën kundër Covid-19. Por, edhe pse u hoq ora policore, ende ka pakënaqësi lidhur me vendimin e fundit. Oda e Hotelerisë dhe gastronomët paralajmërojnë protesta të jashtëzakonshme sepse ndihen të tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Express.

Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit është tejet i pakënaqur me masat e reja kundër virusit SARS‐CoV‐2, ku ende nuk lejohet të organizohen ahengje, veprimtari në klubet e natës, koncerte, dasma e të tjera ngjashëm.

Madje Muçiqi për Express tha se ndihet i tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe paralajmëroi protesta në ditët në vazhdim.

“Në një takim që kemi pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, ata kanë propozuar që dasmat të lejohen me disa kushte: a) Të vendoset një person i autorizuar ku kërkon nga të pranishmit certifikatën e vaksinimit apo testin negativ, b) Dasmat të përfundojë në ora 21:30 c) Barra e penalizimit i takon pronarit të sallës së dasmës nëse masat nuk respektohen”, është shprehur Muçiqi për Express.

Sipas tij, ishte vetë ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku, që bëri këto propozime me të cilat Oda e Hotelerisë dhe Turizimit u pajtua. Megjithatë ky premtim u la jashtë vendimit të sotëm, e rrjedhimisht të fundit ndihen të tradhtuar.

“Ne ndihemi të tradhtuar sepse ka qenë vetë propozim i Dafina Gexha Bunjaku – Ushtruese e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, ku ne marrim obligim t’i zbatojmë masat e propozuara nga ajo. E në vendimin e fundit, përkundër premtimit, ne jemi ndëshkuar duke mos u lejuar ahengjet e dasmat”, ka thënë Muçiqi.

“Qeveria ka përdorur standard të dyfishtë, shpejt do të vendosim si do të kundërpërgjigjemi, por e sigurt që do të ketë protesta të jashtëzakonshme” , premtoi Muçiqi.

Ndërkohë shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00

Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë janë edhe gastronomët ku nesër, në ora 21:30, do të dalë në protestë para Qeverisë së Kosovës Shoqata e Gastronomëve.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik”, shkruan në postimin e tij Kllokoqi.

Tags: Afrim MuqiqiVitia. Covid 19

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.