Afaristi i mirënjohur prishtinas, Luaras Meha do të kandidojë për asamble të Prishtinës.Këtë e ka bërë të ditur, shefi i shtabit të AAK-së për kryeqytet, njëherit kandidat për kryetar të komune, Daut Haradinaj.
Haradinaj tha se Meha i njeh mirë problemet e gastronomëve dhe të çiklistëve, andaj llogaritet si vlerë e shtuar.
Sot edhe zyrtarisht i bashkohet garës për Prishtinën Luaras Meha, një i ri që me biznesin e tij mban shumë familje, dhe njëherit e njeh mirë problematikën e gastronomisë, i njeh edhe nevojat që i kanë çiklistët e Prishtinës.
Kryeqyteti ynë njihet botërisht për mbrëmjet e hareshme që e karakterizojnë.
Zëri i gastronomëve të kryeqytetit do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme.
Luarasi përpos që njihet si djali i neurokirurgut të parë në Kosovë, Dr. Shefqet Mehës njihet edhe për angazhimin e tij në krijimin e shoqatës së gastronomëve të vendit tonë.
Ashtu siç kemi premtuar, hapësira për përfaqësim do të jetë nga të gjitha lëmitë e shoqërisë sonë, dhe se çdo ditë e më shumë po konsolidohet ekipi fitues!
Suksese Luarasit dhe i priftë e mbara në këtë angazhim të ri!