Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në aeroportin ndërkombëtar të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një avion i kompanisë United Airlines është përfshirë në një përplasje gjatë fazës së uljes.
Avioni ka goditur një shtyllë ndriçimi teksa po kalonte mbi zonën e New Jersey-t, në përpjekje për t’u ulur në pistë.
Sipas Foxnews një nga gomat e sistemit të uljes së avionit është shkëputur gjatë kontaktit dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit, e cila më pas ka rënë dhe ka përplasur një kamion që ndodhej në afërsi, ku si pasojë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Pavarësisht incidentit, avioni ka arritur të ulet në mënyrë të sigurt në aeroport, duke shmangur një situatë edhe më të rëndë.
Aeroplani kishte fluturuar nga Venecia e Italisë drejt ShBA-së dhe në bord ndodheshin mbi 200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Kompania ajrore United Airlines ka konfirmuar se avioni do t’i nënshtrohet një kontrolli të detajuar për të vlerësuar çdo dëmtim të mundshëm, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet përmes Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,