Stuhia Ashley ka shkaktuar kërdi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë të dielën, me erërat me shpejtësi deri në 130 km/h, si pasojë e së cilës u anuluan dhjetëra fluturime dhe përmbytjet e mëdha bllokuan rrugët kryesore.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, stuhia e parë e sezonit goditi Skocinë, Irlandën e Veriut, Uellsin verior dhe Anglinë veriperëndimore, pasi Zyra e Metologjisë lëshoi paralajmërime për rrezikun për jetën.
Fluturimet u anuluan si në aeroportin e qytetit të Belfastit ashtu edhe në aeroportin e Dublinit pasi Stuhia Ashley “hyri” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Ndërkohë pamjet treguan aeroplanët që përpiqeshin të uleshin në Dublin, me pilotët që duhej të niseshin dhe të provonin përsëri.

Në një përditësim të pasagjerëve të postuar në X, dikur Twitter, Aeroporti i Dublinit tha se kushtet e motit kishin bërë që disa linja ajrore të anulonin fluturimet.
Kushtet e stuhishme kishin çuar në anulimin edhe te shërbimet e trageteve në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që kishte paralajmërime se mund të preken edhe trenat.



Të tjera
Lajme Opinione
Rabie Haklaj: Presidentja prapë po vjen dhe prapë nga vullneti i popullit!
Populli thotë: “çka ta
Aktuale
Investime miliardëshe për gazin amerikan në rajon, Kosova mungon në hartë
Ndërsa gazi po kthehet në
Aktuale
Marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi
Çështja e zgjedhjes së presidentit çoi