Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për sulmet politike të Vetëvendosjes dhe gjuhën se janë në përputhje me Serbinë dhe Listën Serbe, “ndërsa natën na çojnë letër, hajdeni me neve”:
“Ofendimet e sharjet i kanë për propagandën, të vërtetën e tyre në letrën e ofertës. Letra e tyne është hajde bëhemi bashkë. Sepse ata e dinë që kuadros që i ka LDK nuk i ka askush, ata e dinë që ne kur mbledhemi këtu, nuk flasim qysh me shkaterru shtetin. Nuk mbledhemi për ta bllokuar republikën.
Tjetër është çka ju flasin militantëve të vet, me fjalët për “tradhtarë” e “patriotë”. Që ku e kemi në krah një ushtar të Koshares. Anton Qunin. E neve na thojnë po doni me kthy Serbinë në Kosovë. Kush po don me kthy Serbinë në Kosovë? Anton, a po don me kthy Serbinë në Kosovë?
A pe kuptoni me çka po përbvallemi? Kjo është gjuha e vetme që u ka mbet. A natën ta çojnë letrën, hajde LDK me neve, ju lutna se veç ju jeni të mirë”, tha Abdixhiku



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë