Emërimi i Bashkim Jasharit si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka gëzuar pa masë edhe Adem Jasharin Junior.
Ai përmes një storie ka reaguar me emocione duke treguar se i është bërë zemra ‘mal’.Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.
Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.