Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Dragash e Junik ku ka takuar përkrahës të këtij subjekti.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së thotë se në këto dy komuna janë të pasura me të mira natyrore, e me njerëz të jashtëzakonshëm.
“Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot në Dragash e Junik.
Në dy komunat e pasura me të mira natyrore, e me njerëz të jashtëzakonshëm. Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë. Ata përfaqësojnë vullnetin për shërbim, e ndryshimin e nevojshëm padallim.
Ju priftë e mbara Doktor e Ruzhdi.
#LDK160