Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet dhe vizitat me bashkatdhetarët tanë dhe aktivistët e LDK-së në mërgatë.
Pas Zvicrës ai sot ka qëndruar në Bruksel, ku është pritur nga veprimtarët e LDK-së me të cilët ka shënuar dhe 32 vjetorin e themelit të LDK-së në Beneluks.
“Vizita jonë nëpër mërgatë është ftesë për ndërtimin e urave të ardhme mbi trashëgiminë e së shkuarës. Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”, ka shkruar lideri Abdixhiku, përcjellë Botapress.
Për më shumë ja njoftimi nga ky tubim i LDK-së në Belgjikë.
Takimet në mërgatë i vazhduam sot në Bruksel. Aty, me bashkëpunëtorë, takova bashkatdhetarët tanë në këto anë. Me struktura tona partiake, shënuam dhe 32 vjetorin e veprimit të LDK-së në Beneluks. Janë 32 vite të kontributit të jashtëzakonshëm të veprimtarëve e veprimtareve tona që i dhanë Kosovës mbështetje fundamentale në të gjitha etapat historike.
Vizita jonë nëpër mërgatë është ftesë për ndërtimin e urave të ardhme mbi trashëgiminë e së shkuarës. Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”. Tubimet e takimet tona në Zvicër e Belgjikë janë përgjigje të qarta ndaj kësaj ftese. Dhe ky është veçse fillimi. Do të ecim bashkë, do të ecim mbarë. LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare, ka shkruar Lumir Abdixhiku, percjellë Botapress.