Abdixhiku ka publikuar edhe 50 zotimet nga gjithsej 100 që do t’i paraprijnë programit të LDK-së.
Rritja ekonomike për 4-5 % në vit, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës së Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe Pejës, përfundimi i magjistraleve për Mitrovicë dhe Podujevë brenda pak muajve, sigurimet shëndetësore, janë disa nga zotimet e programit “Rruga e Re”.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare
Ndër zotimet e Abdixhikut është edhe premtimi për shpërblimin prej 5 mijë euro për familjet të cilave u vie në jetë edhe fëmiu i tretë.
Po ashtu, pjesë e zotimeve janë edhe sigurimet jetësore për policët, digjitalizimi i gjykatave, kodimi si lëndë obligative, 5 stadiume rajonale e shumë projekte të tjera.
“Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. E ardhmja jonë është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku”, ka shkruar Abdixhiku.